• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • E dua me Villeroy&Boch Të gjitha

    Udhëtim në kohë, seti i tryezës që do të doni ta keni patjetër në shtëpi


    Mund të ndodhë të kesh shumë servise të bukura tryeze në shtëpi, ama nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë sharmin e fajancave me lulet e motivet e fshatit ngjyrë blu, si ato që sheh nëpër filma në duart e aristokracisë së Tetëqindës, apo që mund të të kapë syri sot, të ekspozuara në raftet e kuzhinave të shtëpive më chic që keni parë ndonjëherë. Jo të gjithë kanë fatin t’i kenë trashëguar të tilla mrekulli,  ama të gjithë mund t’i zotërojnë këto servise edhe në ditët e sotme. Për këtë ka menduar Villeroy& Boch, që në 270 vjetorin e krijimit të tij ka nxjerrë edhe njëherë ato servise që të japin idenë e një udhëtimi në kohë.

    Duket sikur koha ka ndalur në vend. Veç ndonjë detaji të ripunuar, relieveve apo madhësie të luleve, porcelanet duken të njëjta me ato historiket. Ndaj ia vlen që në këtë përvjetor të firmës së njohur, të shpiem në shtëpi një set tryeze të Villeroy&Boch dhe ta ndiejmë kështu veten të rrethuar me gjëra që na magjepsin, me çaste të mbushura me magji dhe të nisim të krijojmë në familjen tone kujtime të reja të çmuara, në tryeza festive, ku dallon ngryra blu. Mund të biem në dashuri me këto pjata dhe filxhanë që me shikim të parë, por të biem sërish në dashuri edhe me shikim të dytë, të dashurohemi e ridashurohemi me to në çdo ditë që i shtrojmë në tryezë. Dhe kështu bota që na rrethon do të na duket më e bukur dhe më e plotë. Ky qe edhe qëllimi i Francois Boch, që në krye të herës. Historia që nisi 270 vjet më parë ka pasur sukses ndërkombëtardhe trëndafilët dhe motivet blu kanë zbukuruar tryezat e gjithë botës për breza e breza me radhë, duke u bërë mjaft frymëzuese, si në versionet e vjetra, ashtu dhe në të rejat.

    Në këtë përvjetor të 270-të, në dyqanin e Tiranës,në qendrën Metropol, mund të përfitoni nga rasti dhe të bëni tuajin koleksionet OLD LUXEMBOURG ose AUDUN.

    OLD LUXEMBOURG, i pari set i prodhuar nga Villeroy & Boch, e që vijon të prodhohet edhe sot, e ka marrë frymëzimin nga lulja blu e stilit rokoko. Ky set ka relieve dhe përbërja “premium porcelain” i jep bardhësi, lehtësi në peshë dhe rezistencë. Një tjetër version i tij është koleksioni OLD LUXEMBOURG BRINDILLE, i cili nuk ka reliev dhe lulja vjen më e zmadhuar.

    Modeli tjetër, Audun, e ka marrë emrin nga fshati i parë, ku prodhoi Villeroy & Boch dhe dizaini i tij është frymëzuar nga vetë jeta në fshat. Çdo element ka dizajn të ndryshëm dhe ka gjithashtu përbërje “premium porcelain”, që do të thotë bardhësi, lehtësi në peshë dhe rezistencë.

    Në dyqane të ndryshme ka shumë modele porcelanësh, që e bëjnë një tryezë të duket bukur. Por, pakkush si këto koleksione të Villeroy & Boch të jep atë ndjesinë e udhëtimit në kohë, duke e kthyer këtë set, në gjënë më të shtrenjtë që mund të keni në shtëpinënë tuaj. Dhe kjo është dhurata më e bukur, që mund t’i bëni vetes.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post