• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Te gjitha

    UBT i hap rrugë Veliajt/ Arrihet marrëveshja për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz


    Arrihet marrëveshja për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Sipas kësaj marrëveshje, Universiteti Bujqësor i Tiranës pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.

    “Ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Senatit të Bujqësorit.

    Duke njohur nevojën për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Kodër-Kamëz, Universiteti Bujqësor i Tiranës thekson se pavarësisht kundërshtimit të shprehur ditët e fundit, nuk mund të mohohet nevoja që ka komuniteti dhe zona për një shkollë të arsimit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

    Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohet dhe mbështet Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re, sipas gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.

    Bashkia e Tiranës përshëndet dhe mirëpret vendimin e Senatit dhe Rektoratit të UBT-së, i cili i hap dritën jeshile ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”, e cila është një domosdoshmëri për banorët e zonës së Kodër-Kamzës dhe qytetit të Tiranës./Tiranapost/A.C

    Tërhiqet Jamarbër Malltezi, hapet rruga për shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz