Aktualitet

U zbuluan nga kamerat termike, trafikantët braktisin çantat me kanabis dhe zhduken në pyll

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”, në afërsi të fshatit Vrisera, punonjësit e policisë Kufitare Kakavije konstatuan me kamera termike 3 persona, të cilët po ecnin nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit.

Shërbimet e policisë janë vënë  menjëherë në ndjekje të këtyre personave por autorët kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të pyllit.

Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e këtyre personave./Copyright TiranaPost.al

Droga Kakavije (4)