• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    U vra ditën që shkoi në Gjermani, 20-vjeçari shqiptar ishte djali i një polici


    20-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Gjermani dy ditë më parë është djali i një efektivi polici. Viktima është Keidi Pasha, lindur dhe banues në Burrel, i cili kishte shkuar në Gjermani ditën kur ndodhi krimi.

    Sipas autoriteteve shqiptare mësohet se, ai ishte djali i punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit në qytetin Ëolfsburg. Përplasja nisi fillimisht në një lokal në pronësi të dy shqiptarëve dhe më pas u zhvendos në rrugë.

    Keidi dhe shoku i tij u qëlluan me armë nga një makinë e paidentifikuar, kur po ecnin në trotuar. Ndërsa autoritetet gjermane vijojnë hetimet për ngjarjen, shkaqet që cuan në vdekjen e të riut dhe në kapjen e autorëve./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690