Aktualitet

U strehuan në Kosovë për shkak të tërmetit, Haradinaj: Sot kthehen 780 shqiptarë, por ndihma nuk mbaron me kaq

U strehuan në Kosovë për shkak të tërmetit, Haradinaj:

Kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj njofton se rreth 780 shqiptarë do të kthehen në Shqipëri, pasi u strehuan në Kosovë pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata po kthehen në mënyrë vullnetare, ku mjetet janë vënë në dispozicion që të kthehen. Por siç ka njoftuar kryeministri Haradinaj, nuk do të ndalet ndihma ndaj tyre. Ai njofton se familjet e prekura nga tërmeti do të ndiqen nga autoritetet e Kosovës dhe do të ndihmohen me ndihma humanitare.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe të lënduar që u trajtuan në spitalet në Tiranë dhe Durrës. Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme pas tërmetit të parë, banorët nga frika u shpërndanë deri në normalizimin e situatës, disa në Tiranë, Disa në Kosovë e të tjerë në qytete të tjera shqiptare. Por pati dhe nga ata që qëndruan për pak ditë jashtë Shqipërisë./ Tiranapost.al. 

Image result for banoret e durresit strehohen ne Kosove