• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    U shkarkua pas 3 muajve nga Monaco, Henry firmos me klubin e ri


    Thierry Henry është trajneri i ri i skuadrës së MLS, Montreal Impact.

    42-vjeçari ka arritur akordin me klubin amerikan për dy sezone, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ky është një rikthim i francezit në këtë ligë, pas eksperiencës 4-vjeçare si futbollist te Neë York Red Bulls.

    “Është një nder të stërvis Montreal Impact dhe të kthehesh në MLS. Është një ligë që unë e njoh mirë, në të cilën kam pasur disa momente shumë të këndshme” ishin fjalët e para të Henry.

    Kjo është eksperienca e katërt e Henry si trajner, tre prej të cilave trajner i parë. Fillimisht, 42-vjeçari ka stërvitur ekipin e akademisë së Arsenalit, ndërsa më pas u emërua asistent i Roberto Martinez te kombëtarja e Belgjikës.

    Sezonin e kaluar, Henry drejtoi Monaco, aty ku zhvilloi 20 takime dhe fitoi vetëm 4 prej tyre, për tu shkarkuar pas vetëm tre muajve. Henry, i cili është golashënuesi rekordmen me Arsenalin dhe Francës u prezantua të hënën si trajner i Montreal, drejtimin e të cilës do të marrë në muajin janar 2020./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post