Një punëtor hidrocentrali ndërroi jetë sot në Spitalin e Shkodrës, pasi u plagos me armë zjarri. Viktima mësohet se është 30-vjeçari Petrit Biba nga Puka, ndërsa ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kaftall.
Sipas burimeve të policisë, 30-vjeçari ishte punonjës pranë kantierit të ndërtimit të hidrocentralit të zonës.
Fillimisht ai u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Pukës, për t’u transportuar për mjekim më të specializuar në Shkodër. Ai ndodhej në gjendje kritike për jetën pasi kishte marrë plagë të shumta në pjesën e barkut.
Ndërkohë ende nuk dihen detajet për rrethanat e vrasjes./Tiranapost.al
Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post
