• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    U mor shembull për marrëveshjen/ Zaev: Nëse s’hapen negociatat bie qeveria ime


    Pasi njoftoi se do të ndryshojë kabinetin e qeverisë, Kryeminstri Maqedonas bën një tjetër deklaratë ‘bombë’. Ai ka thënë se nëse Brukseli nuk hap negociatat, qeveria rrezikon të bjerë.

    Këtë deklaratë, kryeminitri e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të huaj në Bruksel.

    “Bundestagu duhet të dërgojë porosi, nëse nuk sjellin vendim në seancë këtë javë, me siguri kanë shanse për atë në fund të qershorit, nëse nuk e bëjnë atë, atëherë mbetet për këshillin e BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu mund të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston rrezik ta humbim shumicën në Kuvend, sepse me të vërtetë dhamë gjithçka”, citohet të ketë thënë kryeministri Zaev.

    Sipas Ina Maqedoni Zaev sqaroi se raporti i Komisionit Evropian është më pozitiv deri tani për Maqedoninë e Veriut dhe se të gjithë pa përjashtim pajtohen se vendi duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Zaev theksoi gjithashtu se Qeveria e tij ka bërë përpjekje thelbësore dhe ka ndërmarrë rrezik të madh politik në procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës, për çka nevojitej shumicë prej dy të tretave.

    “Zhgënjimi që do të paraqitet te qytetarët tanë nëse nuk ka vendim pozitiv në Këshillin e BE-së do t’u japë shpresë forcave nacionaliste, kjo të thotë se do të ketë qytetarë të cilët do të vendosin t’i mbështesin forcat radikale, nacionaliste, dhe kjo nuk është mirë për Maqedoninë e Veriut as për rajonin”.

    I pyetur për ndryshimet që ka në plan të bëjë në qeverinë e tij, Zaev theksoi se varet nga vendimi i BE-së:

    “Procesi ka filluar, do të ketë ndryshime së paku tek dy e treta e qeverisë, është plani im, por ndoshta Këshilli i BE-së do të më ndërrojë mua. Nëse e humb mbështetjen e Parlamentit, atëherë pse të bëj ndryshim të kabinetit të Qeverisë? Për atë pres, unë jam i gatshëm, qytetarët tanë e se kush do të ndërrohet në Qeveri, por nuk është normale të bëjmë ndryshim nëse bie qeveria, ndoshta do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose të marrim mandat të ri nga presidenti, nuk dihet, por së pari Bundestagu duhet të dërgojë porosi”./ Tiranapost.al. E.B