Aktualitet

U ktheve nga plazhi me flokët skandal? Mend për herën tjetër

Sekreti i parë për të ruajtur flokët nga rëra, dielli dhe uji i plazhit është hidratimi. Edhe flokët duhet të vijnë me pushime prandaj hiq nga valixhja tharësen dhe pjastrën. Je me pushime, nuk ka nevojë të kesh e krehur sikur po shkon në ballo. Flokët duhet të çlodhen.

Sekreti i dytë: është e rëndësishme që të përdorësh gjithmonë produkte anti-uv, që mbrojnë flokët nga rrezet. Kështu nuk thahen dhe nuk dëmtohen shumë nga ekspozimi në diell.

Sekreti i tretë: përveç produkteve mbrojtëse, një truk për të mbajtur të gjallë ngjyrën e flokëve është shpëlarja sa më shumë me ujë të ëmbël gjatë ekspozimit në diell. Çdo 2-3 orë floku duhet të pastrohet nga kripa. Më pas vendos një spraj anti-uv.

Sekreti i katërt: që floku të mbahet i hidratuar, para pushimeve duhet të trajtohet rregullisht me shampoo dhe maskë ushyese, për ta forcuar dhe ngritur barrierat mbrojtëse. Për të përballuar sulmin e kripës dhe diellit, pas shampoos edhe serume kundër tharjes.

Ajo që nuk duhet të shkojë me pushime është mbrojtja. Mbroji me produktet më të mira. Po të jepim një listë të detajuar. Vetëm zgjidh.

Hair Serum #DM027 David Mallett

David-Mallett_Hair-Serum-DM027-800x599

Spraji spërkatet nëpër flokë para se të dalësh në plazh. Sekreti qëndron tek arra e makadamias.

SU/hair milk Davines

su hair

Aplikohet në flokë të thatë ose të lagur para dhe gjatë ekspozimit në diell, sepse përmban përbërës që mbrojnë nga dëmet e rrezeve. Ka përbërje të lehtë dhe nuk e rëndon flokun.

Olio Straordinario Rigenerante Estate Elvive L'Oréal

Elvive-Olio-Rigenerante-Estate-800x599

Mbron, hidraton dhe ndihmon flokun të riparojë dëmet duke u dhënë shkëlqim.

Dualsenses Sun Reflects Goldwell

Goldwell_Dualsenses_SunReflects_gamma-800x599

E përbërë nga “sun spray”, “after sun”, shampo dhe trajtim rigjenerues, kjo linjë e ndihmon flokun që të riekuilibrojë hidratimin e lëkurës së kokës.

Cuor di Cocco Ultra Dolce Garnier

masc-cuor-di-cocco-1-800x599

Me qumësht kokosi dhe vaj arrash makadamiash, kjo maskë hidraton dhe ushqen flokun në thellësi.

Huile Lactée Capillaire Protectrice NUXE Sun

NuxeSUN-HUILE-CAPILLAIRE-800x599

I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, vaji i mbron nga dielli, klori dhe kripa.

O Sole Mio Diego dalla Palma

Osolemio_Elisir_30ml-800x599

Vajra natyralë dhe filtra solarë mbrojtës, që gjallërojnë fibrat dhe mbrojnë flokët nga dëmet e plazhit.

Sun Care Protective Hair Veil Aveda

sun-care-protective-hair-veil-800x599

Gjalpë karitè, vitaminë E, ekstrakte çaji jeshil dhe farash luledielli, që mbrojnë flokët nga plakja e parakohshme.

Sun Care Oil Spray Clarins

CLARINS_Spray-Solaire-Huile-Embellissante-Corps-et-Cheveux-UVB30-800x599

Mendo edhe për flokët edhe për trupin, vaji i Clarins ka një mbrojtje solare 30 SPF, rezistent daj ujit.

Heat Defender Tricologica

_Heat-Defender-800x599

Me bazë acidi ialuronik sprucohet mbi flokë. Mbron dhe parandalon nga plakja.

Olio Ristrutturante Keramine H

KH_Olio-Ristrutturante-800x599

U jep shkëlqim dhe forcon ngjyrën, vaji ristrukturues Keramine H, i përbërë nga esenca vaji lini dhe avokadoje.

Beach UV Factor Nashi Argan

NASHI-ARGAN-Sun-Beach-Defence-Styling-Spray_150-ml-copia-800x599

Veprim kundër kreshpërimit tëflokëve, mbron nga dëmet e plazhit dhe mban gjallë ngjyrën.

Beach Boud Bead Head Tigi

TIGI-BED-HEAD-BEACH-BOUND-SPRAY-100ML-800x599

I specifikuar për flokë me ngjyrë, i mbron nga stresi i diellit dhe rërës.