U kap me hashash tek Sheshi "Nënë Tereza", arrestohet i riu
E Diel 26 Mars 2017, 15:34
TiranaPost
Një 21-vjeçar është arrestuar nga polcia e Tiranës pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike, kanabis në xhep. Bëhet fjalë për një sasi prej 0.9 gram kanabis.
Por në njoftimin e policisë theksohet se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e të riut janë gjetur edhe 37 fara kanbisi.
21-vjeçari është identifikuar si Xhiseldo Kaliqi, banues në kryeqytet.
Ai është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë në Sheshin "Nënë Tereza"./ Copyright Tiranapost.al