BotëTe gjitha

U jepnin shqiptarëve dokumenta italiane për të punuar në Gjermani, arrestohen dy italianë


Policia Federale Gjermane ka arrestuar në qytetin e Straslundit 2 shtetas italianë të cilët për një kohë shumë të gjatë kanë pajisur me dokumenta italiane falco, emigrantë, mes të cilëve edhe shumë shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve të deritanishme, shumica e shqiptarëve që ishin pajisur me dokumenta falco ishin punësuar në Gjermani, në fushën e gastronomisë.

Pas hetimeve që kanë zgjatur disa muaj, policia ka bastisur katër banesa në Stralsund, ku ka konfiskuar sende dhe dokumente që shërbejnë si dëshmi për veprën e kryer. Këtu bëjnë pjesë një kompjuter, para të gatshme, euro dhe një patentë shoferi të falsifikuar. Sipas hetimeve rezulton se dy italianët, 52 dhe 65-vjeçarë kanë siguruar dokumente italiane të cilat ishte vendosur të shkatërroheshin, por në vitin 2010 kishin “shpëtuar” nga zhdukja. Ndërkohë po zhvillohen hetime për trafikim masiv të të huajve dhe për falsifikim të dokumenteve. K.H/ tiranapost.al