• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Libra My Tirana Të gjitha

    U hap! Me vrap për ta parë live nga brenda bibliotekën e re


    Si tha kryebashkiaku Veliaj, kur ende nuk kishte përfunduar biblioteka më e re në kryeqytet. “Jo jo shoku, nuk është për kafe, por për libra”. Epo më në fund u hap!. Dhe tani të gjthë mund të shkojmë ta shohim live bibliotekën “Musine Kokalari”.

    “Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne. Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi. Ndaj, them se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona, është bërë një punë shumë cilësore”, tha Veliaj i cili padyshim që ishte aty kur çei dyert kjo bibliotekë.

    Rikonstruksioni i biliotekës “Musine Kokalari” është pjesë e projektit të rijetësimit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë. Tani të apasionuarit pas leximit, do ta kenë në lagje bibliotekën. E ku ka më bukur se sa të shijosh një libër dhe një kafe në këtë ambient, siç duket nga fotot, kaq qetësues. Bilbioteka ndodhet në Bulevardin Gjergj Fishta, pranë Fakultetit të Shencave Sociale./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post