• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    ‘U gjenda mes rrënoja me mbesën, nënën dhe motrën shtatzënë’. Radha e Noizy-t për t’u rrëfyer


    Noizy ka qenë gjithë këto ditë pranë njerëzve që u prekën nga tërmeti edhe pse ai vetë është një prej tyre. Si djalë Durrësi, atë natë ishte në shtëpinë e tij.

    “Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

    Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post