Aktualitet

U erdhi dita edhe këpucëve me majuc

Njëherë e një kohë (jo shumë larg në fakt) u shndërrua në një lloj gare në heshtje. Kush nga vajzat e kishte majucën e këpucëve apo çizmeve më të dalë. Pastaj u zhdukën nga qarkullimi për të qëndruar në bodrum për disa vite. Tani i erdhi dita. Tendenca duket se po drejtohet sërish rreth këpucëve e çizmeve me majë, të hollë madje. Mbase jo aq të ekzagjeruara sa më parë, por aty afër.

ilva

Me majë i veshi Ilva Tare në eventin e 10-vjetorit të “Ora News”, madje me një kënd shumë të ngushtë.

emina

Me shumë majë dhe të bardha i veshi Emina. Nëse Ilva i kombinoi me fustan, ajo i veshi me kostum.

vesa

Edhe Vesa i veshi me majuc, madje në ngjyrën rozë.

rudina

Ka më. Rudina Magjistari i ka në këtë stil gati të gjitha. Edhe këto që veshi së fundmi i ka me majuc.