• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    U bëra deputet, se ma kishte borxh PD-ja


    Lefter Maliqi ishte i pari nga lista e Partisë Demokratike, i cili pranoi të ulej në Kuvend si deputet i ri. I pyetur sot në “Opinion” për vendimin e marrë, Maliqi u shpreh:

    “Rasti im është i veçantë, se ma kishte borxh PD-ja mandatin nga 2009-ta, për shkak të votave dhe të mbështetjes së elektoratin në qarkun e Beratit dhe të një zhgënjimi me lidershipin e PD-së. Unë i përfaqësoj demokrat e Beratit më mirë se ai që ishte depute”.

    Gjithashtu ai përmendi dhe faktin që pranoi i pari mandatin e deputetit: “Më çoi Zoti të isha i pari”. Më tej Lefter Maliqi tregoi se Basha i ka kërkuar ndjesë për listën: “Ndjesa dhe falet”./ Tiranapost.al