• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    U arrestuan në Tiranë, ekstradohen dy amerikanët e laboratorit të drogës


    Dy shtetas amerikanë të arrestuar në Tiranë, janë ekstraduar në SHBA nga Interpol Tirana, pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet amerikane.

    30-vjeçari amerikan Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku 30 vjeç me origjinë shqiptare por i lindur në SHBA, akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

    Dy të rinjtë u vunë në pranga më 21 Shtator 2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në ambasadën amerikane në Tiranë.

    Ata dyshohet se kishin ngritur një laborator për prodhimin e drogërave sintetike në Tiranë dhe u arrestuan në pikën kufitare tës Morinës në tentativë për të dalë nga Shqipëria. /Tiranapost/A.C