Aktualitet

U arrestua për grabitjen e Rinasit, lihet në burg “daja” nga Kosova

U arrestua për grabitjen e Rinasit, lihet në burg “daja”

Rikonfirmohet masa "arrest me burg" për Ragip Hajdinin, një prej gjashtë të arrestuarve për ngjarjen e grabitjes së Rinasit më 9 prill.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi sot të mos ndryshonte masën e sigurisë të dhënë nga Shkalla e Parë për Krime të Rënda.

Ragip Hajdini i njohur me pseudonimin “daja”, ka thënë pas arrestimit se nuk është ai personi për të cilin ka folur Alkond Bengasi, një nga të arrestuarit që pranoi të bashkëpunoi me drejtësinë, ndërsa shtoi teksa u mor në pyetje se ditën e grabitjes ka qenë në një drekë me një grup miqsh.

Ai akuzohet si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e Admir Muratajn, i cili ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/grabitja-ne-rinas-nuk-jam-une-daja-qe-kerkoni/

http://www.tiranapost.al/daja-del-sot-para-gjykates-por-ende-nuk-ka-pranuar-te-flase-per-grabitjen-ne-rinas/