BotëTe gjitha

Tusk ia qëndis të gjitha Donald Trump-it: Ç’na duhet armiku, kur kemi këtë shok të keq?


“Jam mirënjohës për Trump dhe e dini pse? Sepse ai na bëri të kuptojmë se nëse ke nevojë për një dorë ndihmë, do e gjesh vetëm në fund të krahut tënd”, në kuptimin që Trump nuk qenka aq mik për Europën dhe se Evropa duhet t’ja dalë vetë dhe mos të mbajë më shpresa tek Trump.  

Duke mbajtur një fjalim sot, ai tha se Trump është një mik i keq që vepron me këmbëngulje kapriçoze. Në samitin e mbajtur në kryeqytetin bullgar në Sofje, Tusk tha për gazetarët se Evropa duhet të ishte përgatitur për të ecur vetë në disa rrethana, sepse zhvendosja e re në politkën amerikane e bën një aleat të pasigurt për Evropën.

Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane janë mbledhur në samitin që po mbahet për vendet  e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e rajonit, por gjithashtu për bisedime se si t’i përgjigjen agresionit të ripërtërirë të SHBA-së në tregti dhe çështje të jashtme.

Paralajmërimi vjen pasi Amerika u tërhoq nga marrëveshja kyçe për programin bërthamor të Iranit, hapjen e ambasadës në qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit dhe vendosi tarifa të reja kundër prodhuesve europianë mbi çelikun dhe aluminin.

Tusk tha se donte që Evropa të ‘ngrinte armët” kundër politikave të reja të  Trump dhe të bënte thirrje për një përjashtim të përhershëm nga tarifat e metaleve. Ai shtoi se pretendimet e Trump dhe justifikimet për këto vendime ishin absurde dhe jo në përputhje me realitetin.

“Përveç sfidave tradicionale politike, të tilla si rritja në fuqi e Kinës apo qëndrimi agresiv i Rusisë, ne po dëshmojmë sot një fenomen të ri: Një administratë amerikane kapriçoze. Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush mund të mendojë: me shokë të tillë, kush ka nevojë për armiq? Por me sinqeritet, Evropa duhet të jetë mirënjohëse për presidentin Trump, sepse falë tij ne i kemi hequr qafe të gjitha iluzionet. Ai na ka bërë të kuptojmë se nëse ke nevojë për një dorë ndihme, do e gjeni në fund të krahut tuaj”./ Tiranapost.al E.B

Image result for EU president tears into Donald Trump, warning US president is bad friend who acts with 'capricious assertiveness'