Aktualitet

Turistët pre e grabitjeve në Shqipëri. Autorë grupet e të rinjve

Sipas raportimeve të policisë së shtetit gjatë këtij sezoni turistik janë raportuar 35 raste vjedhjesh ose grabitjesh në zonat bregdetare dhe malore të frekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj.

Albert Dervishaj drejtori i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit duke folur për Top Channel është shprehur se objekt i vjedhjeve kanë qenë celularët, një automjet, një kasafortë kurse rastet më të shumta një vjedhje portofolash dhe varësesh. Mes viktimave 15 prej tyre janë shtetas të huaj kosovarë, maqedonas, suedezë dhe polakë.

Sipas Dervishaj, për këto akte janë vënë në pranga disa të rinj që i realizonin vjedhjet në grup, ndërkohë që policia ka pista të hapura hetimi për ngjarje të tjera vjedhjesh të turistëve.

Pak kohë më parë Policia e Sarandës ka arrestuar një grup të rinjsh që kryenin vjedhje masive me armë dhe dhunë përtej kufirit në fshatrat e Igumenicës. K.H/ tiranapost.al