Aktualitet

Turist në Tiranë? Me vete mund të marrësh këto suvenire

Krahas suvenireve artizanale që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të tregojnë thelbin e të jetuarit në Tiranë, duke u kthyer në simbol të identitet të saj.

Për herë të parë, Tirana ka tashmë edhe një produkt turistik, që përfaqëson më së miri qytetin në të gjitha dimensionet kulturore dhe historike, që mund t’i rezistojnë kërkesave të tregut dhe pritshmërie të turistëve që e vizitojnë kryeqytetin. Dje ne ju vumë në dijeni se ishin përzgjedhur katër fitues nga 40 konkurentë që paraqitën punimet e tyre për mënyrën se si duhet t'u prezantohet tirana turistëve të huaj.

Por cilat janë disa nga suveniret më të bukura të cilat do të shërbejnë edhe si simbol i identitetit të Tiranës për turistët?

Një prej produkteve është një shishe e dizenjuar në formën e një valltareje tradicionale.

Krahas suvenireve artizanale që përfaqësojnë më së miri traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të tregojnë thelbin e të jetuarit në Tiranë, duke u kthyer në simbol të identitet të saj.

Një prej tyre është një sferë druri ose plastike e cila gjatë lëvizjes së saj shfaq imazhe të ndryshme të qytetit të Tiranës dhe të monumenteve kryesore është një nga punimet që pritet të tërheqë mjaft turistët.

Sigurisht që për turistët nuk mund të mungonin bluzat, ku në të janë të stampuar figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj.

Për më tepër shfletoni galerinë për të parë disa nga punimet fituese që do t'i tregojnë të huajve Tiranën./ Copyright Tiranapost.al