• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    TTG Italia: Rritja e turizmit në Shqipëri ndihmon edhe ekonominë e Kosovës


    Shfrytëzimi i turizmit në Shqipëri, veçanërisht ai bregdetar, po nxit edhe ekonominë e Kosovës, një vend më në brendësi të rajonit, me lindjen e një serie iniciativash sipërmarrëse të nisura nga qytetarët e saj në vijën bregdetare. Kështu shkruan TTG Italia në një artikull të publikuar së fundmi.

    TTG Italia merr shembullin e bregdetit të Shëngjinit ku shkruan se gjatë tre muajve të verës së sezonit turistik ka mbi 250 aktivitete që menaxhohen të gjitha nga ata, lehtësisht të identifikueshëm nga emrat dhe produktet që ofrojnë. Rezulton se më shumë investime qeveritare janë të nevojshme, por po ashtu dëshira për të vazhduar biznesin e tyre nuk mungon, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të punës.

    Media e njogur italiane citon të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave në vitin 2018 Shqipëria ka pasur 6 milion vizitorë, nga të cilët pak më pak se gjysma për pushime.

    Të huajt kanë tendencë të qëndrojnë për 3-4 netë me një pagesë mesatare ditore prej 52 eurosh. Siç raportohet nga balkaninsight.com ka nga ata që komentojnë mbi nevojën për të përmirësuar shërbimet e turizmit dhe infrastrukturës, pasi kjo industri zë një vend të rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe është një nga burimet më të mëdha për zhvillimin e vendit.  /Linkun e plotë nga TTG e gjeni këtu./ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690