Lajme nga Bota

'Truri i NATO-s ka vdekur'! Ministri gjerman kritika Macron: Europa s'mund të mbrohet pa ndihmën e Amerikës

'Truri i NATO-s ka vdekur'! Ministri gjerman kritika Macron: Europa

'Truri i NATO-s' ka vdekur, ishte kjo deklarata e presidentit Macron që ka shkarkuar reagime mes zyrtarëve të BE-së të cilët i kanë shprehur hapur kritikat ndaj presidentit francez.

Së fundmi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka riktheksuar sërish qëndrimin kundër të Gjermanisë ndaj kritikave franceze për NATO-n. Në një intervistë për mediat gjermane, Maas ka paralajmëruar se as Gjermania dhe as Europa nuk do jenë në gjendje të mbrojnë veten, pa ndihmën e SHBA-ve. Komentet vijnë mes presionit amerikan që vendet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtjen.

Në një intervistë për The Economist, Macron tha se truri i NATO-s ku sugjeronte ndër të tjera se Europa duhet të marrë në duart e saj çështjen e sigurisë dhe se nuk duhet të varet nga SHBA-të për të mbrojtur aleatët. Për Der Spiegel, Mass tha: Do ishte gabim nëse minojmë NATO-n dhe i të njëjtit mendim është edhe kancelarja Merkel.

Ministri Gjerman tha se europianët duhet të bëjnë më shumë për kapacitetet e tyre mbrojtëse, por nuk sheh mundësi dhe arsye për tju kundërvënë Amerikës:

“Prandaj, së bashku me Francën, ne po punojmë për të ndërtuar një Evropë që punon së bashku për politikat e sigurisë”.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që shpenzimet të rriten me 4%, ndërsa vendet anëtare më të varfra me 2%./ Tiranapost.al.