Aktualitet

Trupi i pajetë i një shqiptari gjendet i masakruar në pyllin gjerman

Trupi i pajetë i një shqiptari gjendet i masakruar në pyllin

Kufoma e një shqiptari 27-vjeçar u gjet nga një kalimtar i rastit në një pyll në Gjermani, në zonën Dölauer Heide.

Viktima ishte mbuluar me gjethe, në momentin që u zbulua nga kalimtari katër ditë më parë. Pavarësisht se është mësuar se trupi i përket një të riu shqiptar, mediat gjermane nuk bëjnë me dije emrin.

27-vjeçari ishte qëlluar e masakruar me thikë dhe armë, ndërsa ende nuk është zbuluar se mund të jetë autori apo shkaqet e krimit.

Policia gjermane po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Tiranapost.al