Aktualitet

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një të riu gjendet në Vjosë

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një të riu gjendet në

Policia e Fierit ka gjetur të shtunën trupin e pajetë dhe të dekompozuar të një personi të gjinisë mashkull në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se personi i mbytur është rreth moshës 35 vjeç.

Në momentin e zbulimit, viktima mbante të veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse ngjyrë vishnje. Në krahun e tij është zbuluar një tatuazh në formën e thikës.

Policia ka kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e viktimës dhe u ka bërë thirrje personave që mund të njohin viktimën të paraqiten në morgun e spitalit të Fierit.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin ku është zbuluar viktima dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Tiranapost.al/