• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Trupi i Luke Perry-t u dogj dhe hiri u shpërnda në vendin e tij të preferuar


    Yllit të “Beverly Hills 90210”, Luke Perry që u nda nga jeta më 4 mars, iu plotësua edhe dëshira e tij e fundit. Trupi i aktorit u dogj dhe hiri u shpërnda në fermën e tij prej 380 hektarësh, në Tennessee, vend në të cilin Luke jetoi për më shumë se 20 vjet dhe e donte shumë.

    Burime për TMZ treguan gjithashtu se goditja në tru, pra ishemia është diagnoza zyrtare e vdekjes së parakoshme të Luke 52 vjeç.

    *Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.