Botë Te gjitha

Trump vazhdon të tërbojë liderët e NATO-s. Kërkon mbi 4% rritje të shpenzimeve për sigurinë


Presidenti amerikan Donald Trump iu ka kërkuar vendeve të tjera të NATO-s të investojnë me rritje më shumë se 4% nga fitimet nga prodhimi i tyre i brendshëm bruto për rritjen e sigurisë së NATO-s, në çështjet e sigurisë.  Më parë ai kishte kërkuar rritje me 2%.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha pas takimit se të gjitha vendet anëtare kishin rënë dakord se kishin nevojë për të ndarë barrën dhe shpenzimet në mbrojtjen në mënyrë më të drejtë. Pas dekadave të kaluara me shkurtime, vitin e kaluar NATO pati rritjen më të madhe në shpenzimet e mbrojtjes që nga lufta e ftohtë. Bazuar në shifrat e NATO-s për vitin 2017, SHBA shpenzoi 3.58% të PBB-së në mbrojtje., ndërsa Britania me 2.14%./ The Guardian, Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Flags of the 28 NATO member countries