Botë Te gjitha

Trump kërcënon Maduron për ndërhyrje me veprime ushtarake


Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi dje Venezuelën me një ndërhyrje ushtarake, duke krijuar një tensionim të papritur të përgjigjes që Uashington i jep krizës politike në të cilën ndodhet shteti i Amerikës Latine.

“Kemi ushtri në të gjithë botën edhe në vende shumë larg nesh. Venezuela nuk është kaq larg nesh, populli atje vuan dhe njerëz vdesin, kemi shumë zgjidhje për Venezuelën, një ndër to është edhe zgjidhja mes ndërhyrjes ushtarake, nëse do të gjykohet e nevojshme”, ka thënë presidenti republikan, duke patur përkrah Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe ambasadoren e SHBA në OKB Nicky Teilly

“Akt çmendurie” i karakterizoi kërcënimet e Trump, Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Karakas. Duke folur mes televizionit shtetëror ai deklaroi: “Është një akt çmedurie. Është një akt i ekstremizmit të skajshëm. SHBA drejtohet nga një elitë ekstremiste. Si ushtar do i qëndroj në krah forcave të armatosura venezueliane, në mbrojtje të interesave të sovranitetit të Venezuelës”.

Nuk kemi asnjë urdhërm deklaroi dje  Pentagoni përmes përfaqësuesit të tij që ka bërë me dije se nuk është marrë asnjë urdhër lidhur me Venezuelën, pas deklaratës së presidentit Donald Trump. Kurse Shtëpia e Bardhë deklaron: “Nikolas Maduro kërkoi një komunikim telefonik me presidentin Donald Trump…, presidenti do të bashkëbisedojë me kënaqësi me udhëheqësin e Venezuelës, sapo në atë vend të jetë rivendosur Demokracia”.

Në njoftimin për shtyp Shtëpia e Bardhë thekson gjithashtu: “Uashingtoni qëndron në krah të popullit të Venezuelës dhe kërkon nga Maduro të respektojë Kushtetutën e Venezuelës, të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta, të çlirojë të burgosurit politikë, të ndalë cënimin e të drejtave të njeriut dhe të ndalë shtypjen e popullit të Venezuelës”. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *