Lajme nga Bota

Trump gati për urdhrin e radhës

Trump gati për urdhrin e radhës

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë hapat e parë për të ndryshuar rregullat e shërbimeve financiare.

Ai ndihet gati për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv rishikimi i rregullave të vendosura  nga Obama në vitin  2010 për  dekretin e “Dodd-Frank”, reforma e Wall Street dhe Mbrojtja e konsumatorëve.

Image result for DODD Frank

Sipas disa përfaqësueve të Wall Street rregullat janë tepër të kufizuara. Ky Ligji u soll pas krizës financiare të vitit 2008-09 me qëllim shmangien e  situatës së veshtirë financiare në SHBA.

Trump e ka quajtur këtë ligj një katastrofë dhe se do punojë për ta rregullar atë,  ashtu si urdhrat e tjerë kishte premtuar se do bënte shfuqimizimin dhe zëvendësimin e dekretit Dodd-Frank.

Qeveria e SHBA-ve thotë se më këtë ndryshim kërkon të sigurohet që bankat, huadhënësit dhe kompanitë e tjera financiare të trajtojnë konsumatorët amerikanë në mënyrë të drejtë.

Dodd-Frank,u prezantua në fillim për të kufizuar praktikat e rrezikshme nga bankat dhe kompanitë e tjera financiare.

Urdhri ekzekutiv do drejtohet nga  sekretari i Thesarit i cili do konsultohet me anëtarët e agjensive të ndryshme rregullatore dhe Këshillit Mbikëqyrës për Stabilitetin Financiar.

Trump do nënshkruajë memorandumin  e udhëzuar nga  Departamenti i Punës  i cili thotë se me profesionistët e duhur do rishikohen të gjitha këto politika si dhe reforma për pensionistët.

Kritikët thonë se urdhri kufizon investimet,  ndërkohë që Trump po takohet me grupin e tij këshillues të biznesit  me drejtues të lartë amerikanë.

Travis Kalanick shefi ekzekutiv i shërbimit u largua nga grupi këshillues ekonomik pas kritikave të forta nga stafi dhe publiku.

"Takim me drejtuesit më të mëdhenj të biznesit këtë mëngjes, punë të mira do vijnë përsëri në SHBA, kujdesi shëndetësor dhe faturat e taksave po hartohen TANI."