Lajme nga Bota

Trump afat Meksikës: 45 ditë kohë për të ulur numrin e emigrantëve, zero do ishte më mirë

Trump afat Meksikës: 45 ditë kohë për të ulur numrin e

Meksika ka 45 ditë kohë për të ulur numrin e emigrantëve që tentojnë të shkelin në kufirin amerikan, përndryshe do të përballen me tarifa të paralajmëruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ministri i Jashtëm i Meksikës ka thënë që është i gatshëm të punojë me vendet e tjera të Amerikës Latine për të frenuar emigrantët pasi tarifat mund të dëmtojnë ekonominë meksikane.Gjithashtu, Marcelo Ebrard tha se do përpiqet të përforcojë kufirin jugor që numri i emigrantëve të reduktohet më shpejt.

Image result for Mexico wants 'regional solution' to curb migrant flow to US

Por çfarë ndodh nëse numri nuk ulet? Nëse ndodh kjo situatë, përveç tarifave që ka paralajmëruar presidenti Trump, do të zhvillohen bisedime me zyrtarë nga Brazili, Panamaja dhe Guatemala, vende që aktualisht përdoren si pika tranziti nga emigrantët.

Ebrard citohet nga BBC të ketë thënë se marrëveshja e arritur me Amerikën vjen pas shumë negociatave të vështira dhe ky afat i vënë për Meksikën mund të ndikojë që të ulet numri i emigrantëve, pasi do të shtohen forcat në kufi.

Image result for Mexico wants 'regional solution' to curb migrant flow to US

Trump nga ana e tij ka kërkuar zero emigrantë pranë kufirit, por sipas Ebrard edhe vetë Trump e di që kjo është e pamundur./ BBC/ Tiranapost.al. E.B

Migrants arrive seeking refuge at a shelter in Tecun Uman, Guatemala, on June 7, 2019.

Image result for Mexico wants 'regional solution' to curb migrant flow to US