Aktualitet

Tronditi politikën, kush ishte gazetarja që u hodh në erë me makinën e saj

Një bombë në makinën Peugeot 108 i mori jetën sot gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e njohur për investigimin e fundit “Malta Files” ku zbulonte se vendi i saj ishte kthyer në strehën e evazionit fiskal të shumë personazhe publikë në Bashkimin Europian.

E martuar prej vitit 1985 me Peter Caruana Galizia ajo kishte tre fëmijë dhe banonte në Bidnija, ndërsa ishte diplomuar për arkeologji në Universitetin e Maltës.

Caruana Galizia po hetonte skandalet e korrupsionit që përfshinin, ndër të tjera, edhe bashkëshorten e kryeministrit Joseph Muscat, e cila ishte implikuar në Panama Papers. Kryeministri laburist gjithmonë i mohoi akuzat karshi tij dhe familjarëve, por gazetarja ishte e famshme sepse edhe në të shkuarën ka hedhur dritë mbi skandale politike dhe financiare që ndodhnin në ishull.

[caption id="attachment_127982" align="aligncenter" width="978"]Makina e saj pas shpërthimit. Makina e saj pas shpërthimit.[/caption]

Caruana Galizia e nisi karrierën e saj në vitin 1987 në rubrikën e fundjavës në “Times of Malta” për t’u bërë më pas bashkëdrejtuese e “Malta Independent”. Gjithashtu ka drejtuar revistën “Taste&Flair”. U bë e famshme për blogun e saj “Running Commentary”, ku shkrimet merrnin gjithnjë vëmendjen e publikut.

Postimi i saj i fundit ishte sot në orën 14:35 dhe kishte të bënte me dëshminë e liderit të opozitës Simon Busuttil në gjyqin kundër Keith Schembri, shef i kabinetit të kryeministrit Muscat, emri i të cilit u gjet në shumë dokumente të Panama Papers./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]