Aktualitet

Tritol për herë të dytë në shtëpi policit të burgjeve

Për herë të dytë i është vendosur eksploziv në shtëpi punonjësit të Policisë së Burgjeve. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës gjatë orëve të natës në shtëpinë e shtetasit me iniciale I.D, 52-vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv" i mbetur në tentativë dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Eneida Daci.