• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Tritol në banesën e një 40-vjeçari në Fushë-Krujë


    *Foto ilustruese

    Një shpërthim me tritol u shënua mbrëmjen e kaluar në fshatin Halil të Fushë Krujës.

    Lënda plasëse mësohet se ishte vendosur në ambientet e jashtme të oborrit  të shtëpisë së një 40-vjeçari me inicialet A.P.

    Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve.

    “Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]