Nën lupën e Stela Sallakut

Me triko nga mëngjesi në darkë

Nga Stela Sallaku/Unë personalisht trikot i kam mbajtur vetëm për në shtëpi, madje për t`i bërë qejfin mamit më shumë. Gjyshet e mia bënin plot punime dore me modele, gërsheta, drerë dhe lule, të cilat i mbaja sa për sy e faqe, jo se kisha ndonjë afeksion për materialin e leshtë. Përpos materialit i cili më bënte alergi, nuk më pëlqente vetja me gjithë atë shtresë të trashë. Dukeshe si njeri prej bore, ose si dordolec. Këtë sezon ky është dhe qëllimi i këtij trendi, të dukesh si i shkujdesur pa e vrarë mendjen. Mund ta kombinosh me një rrip rreth belit për t`u dukur sikur vjen nga Parisi.

[caption id="attachment_152352" align="aligncenter" width="362"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152353" align="aligncenter" width="368"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152354" align="aligncenter" width="338"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Se që do vishja kaq shumë triko leshi nuk ma kishte marrë mendja ndonjëherë. Gri, lejla, rozë, portokalli, bojëqiell, blu, esmerald dhe të zezë janë thjesht blerjet e para të sezonit. Në fakt janë kaq komode dhe të ngrohta sa nuk krahasohen as me xhaketat me material të leshtë.

[caption id="attachment_152355" align="aligncenter" width="332"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Një si ato trikot që bënte gjyshja ime, sot fillon nga 200 euro më e lira dhe janë mall serie, po qe se do ishin hand-made kushedi sa do e kishin vlerën. Mund ta veshim në mëngjes me xhinset e preferuara, ta kombinojmë me fund laps si dhe me fustanin satin nëpër ceremoni e festa.

[caption id="attachment_152358" align="aligncenter" width="191"](Nga sfilata e Dior v-d`17-`18)[/caption]

Ja që e kemi paragjykuar trikon, e cila u shndërrua në must që pas sfilatës së Dior të vjeshtë-dimër `17-`18. Po si ta personalizojmë? Mund t`i qëndisim ndonjë detaj, ose t`i shtojmë një spilë interesante. Për më tepër, nuk ka moshë, mund ta veshë një adoleshente si dhe një zonjë, sigurisht me pak modifikime./Tiranapost.al

[caption id="attachment_152365" align="aligncenter" width="267"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152359" align="aligncenter" width="224"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152360" align="aligncenter" width="314"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152361" align="aligncenter" width="329"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152362" align="aligncenter" width="312"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_152363" align="aligncenter" width="294"](Foto nga Pinterest)[/caption]