Showbiz

Trendi më i ri flokëve quhet…

Trendi më i ri  flokëve quhet…

Tendenca e re e flokëve është eksplozive. Quhet Blorange, përzierje e fjalëve blonde (bionde) dhe orange (portokalli), një tonalitet i sfumuar që mikson bionden në mjaltë me portokallinë. Një ton delikat dhe perfekt për t’u kombinuar me sy të qartë dhe lëkura të zbehta.

Si lindi kjo tendencë? Nga një ngjyrë flokësh e dalë keq në kokën e Georgia May Jagger. Ose më saktë nga një tentativë jo shumë e arritur për të shpëlarë ngjyrën e kuqe të theksur dhe për t’u kthyer sërish në bionde. Rezultati? Një lloj nuance pjeshkë, ngjyra që do të bëjë namin këtë verë në flokët e vajzave. Prisni për ta besuar.