• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Trendi i ri, 40 vjeç shtatzënë! Është një zgjedhje e qëllimtë apo çfarë?


    Trendi i mëmësisë së mëvonshme po vazhdon të rritet.  Këtë javë zyra për Statistikat Kombëtare lëshoi të dhënat e reja mbi normat e shtatzënisë për gratë në Angli dhe Uells dhe ajo që u pa ishte se normat e shtatzënisë tek adoleshentet vazhdonin në dhe se për herë të parë më shumë gra po mbeten shtatzënë në moshën 30 vjeç, në krahasim të vajzave të moshës 20 deri 30.

    Por trendi më i habitshëm i fundit ka të bëjë me shtatzëninë e grave në të 40-at, grupi i vetëm i dytë që po kalon normat gjithnjë e në rritje.  Kjo gjë pasqyron një ndryshim dramatik afatgjatë, pasi në shtrirje që prej viteve 90 është dyfishuar.

    Këto trende janë shumë të rëndësishme, por shifrat na japin shumë pak informacion rreth konteksteve më të gjera sociale dhe riprodhuese, si dhe ngarkesën psikologjike të grave që mbesin shtatzënë në moshën 40 vjeç.

    Pikërisht kjo çështje po shqyrtohet nga një projekt i ri i bazuar në intervista nga Instituti për Shëndetin e Grave nga Kolegji Universital i Londrës, duke përfshirë edhe histori, ndjenja dhe opinione grash që janë shtatzënë në këtë moshë. Projekti është ende në fillimet e saj, por që tani kanë dalë në pah disa indicie se pse po rritet kaq shumë ky numër; A kemi të bëjmë me zgjedhje të qëllimtë? Si ndihen këto gra për amësinë e quajtur të mëvonshme?

    Sipas raportit të ONS, një arsye është përfshirja e grave në arsimin e lartë dhe tregun e punës, me shifra gjithnjë e më shumë në rritje, gjithashtu pasiguria për të ardhmen në moshë te, kostot e lindjes dhe rritjes së një fëmije dhe problemet financiare për të siguruar të paktën një shtëpi.

    Por një faktor tjetër që në fakt nuk përmendet në raportin e ONS-së, por që shumë gra e përmendin si faktorin primar dhe përcaktues në kohën e shtatzënisë së tyre është kjo: Rrethanat e marrëdhënies!

    Shumë gra të moshës 40 vjeç thonë se nuk është diçka e qëllimtë por thjesht kur ishin më të reja u përpoqën të përmbushnin disa kushte, si dhe një farë sigurie me partnerin. Ata do donin shumë që të kishin lindur më parë, por edhe në këtë moshë thonë se ndihen shumë mirë dhe janë më të qeta për të ardhmen e tyre, për vetë faktin se diçka e kanë siguruar. Gra të tjera thonë se kishin planifikuar të lindnin më herët, por janë divorcuar dhe kështu kanë filluar nga e para një histori dashurie, me një tjetër njeri dhe deri në momentin e finalizimit të dashurisë u është dashur kohë.  Por ka dhe nga ato që thonë se nuk kanë dashur fëmijë për shkak të angazhimeve të shumta.

    Një problem tjetër është se kohët e sotme konsiderohen të vështira për të gjetur partnerin ideal, për shkak se ndodhemi në një epokë online, ku njerëzit mund të konsumojnë biseda që në realitet mund të ishin më përfituese, gjithashtu për shkak të një pavarësie si ekonomike ashtu edhe familjare, ku një person i vetëm duhet të sigurojë vetë jetën, pa mbështetje dhe fokusimi vetëm në këtë aspekt ngushton hapësirat për të menduar edhe krijimin e një familje.

    Gratë sot kanë një tjetër rol në shoqëri krahasuar me vite më parë dhe ajo që duhet shqyrtuar është gjithashtu sjellja e një burri, zgjedhjet e tyre dhe ndryshimet e dinamikës së marrëdhënieve.

    Gjithashtu statistikat e ONS nuk japin informacione në lidhje me sa kohë këto gra të kësaj moshe u desh që të ngelin shtatzënë, nëse kishin nevojë për trajtim fertiliteti për të ngelur shtatzënë, nëse kanë zgjedhur donator, apo përmes një nëne surrogate. Ndjeshmëria e grave ndaj rënies së fertilitetit të lidhur me moshën dhe rritjen e rreziqeve riprodhuese po merret shumë në konsideratë. Por nga ana tjetër dëshira për të pasur fëmijë pikërisht në këtë moshë ka pësuar rritje.

    Ajo që mbetet shqetësim është mungesa e informacionit që duhet ofruar. Gratë e kësaj moshe duhet të informohen me vështirësitë me të cilat përballen kur vendosin të lindin fëmijë, përpos faktit se kjo dëshirë e madhe edhe mund të mos realizohet për shkak të problemeve të tjera të mundshme të shëndetit./ Artikulli i marrë nga The Guardian/ Për Tiranapost.al. E.B

    Zeynep Gurtin is a lecturer in women’s health at UCL

    Image result for Zeynep Gurtin