• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Tregoni çfarë hani, t’ju themi çfarë ere vini


    Ndiqni këshillat e sotme, që herë tjetër, kur t’i zgjidhni këto ushqime, të paktën të mos e shtoni sasinë, sepse trupi juaj, do të mbajë aromë jo të këndshme.

    Ndoshta jo të gjithë e dinë, por është e provuar: aroma e trupit, si e mirë ashtu edhe e keqe, shkaktohet në shumicën e rasteve nga ushqimet që ne hamë.

    Ndiqni këshillat e sotme, që herë tjetër, kur t’i zgjidhni këto ushqime, të paktën të mos e shtoni sasinë, sepse trupi juaj, do të mbajë aromë jo të këndshme.

    Si fillim, në këtë listë do futen të gjitha perimet që mbajnë erë si: brokoli, lakra, lulelakra… Ato ndryshojnë aromën e trupit, pasi në përmbajtje kanë sulfur, i cili më shumë çlirohet gjatë djersitjes.

    Zgjidhja: Të konsumohet sasi më e vogël, e marinuar mirë, me kripë, mundësisht nga ajo rozë e himalajeve, limon, majdanoz dhe karafil. Të njëjtën këshillë mund ta ndjekim edhe për aromën jo të mirë që të lë në gojë, hudhra dhe qepa.

    Po kështu në aromën e trupit ndikojnë edhe ushqimet e skuqura apo ato të paketuara, patatinat, fast food-et, burgerat, sallamrat, të cilat së bashku me mishin e kuq është shumë e vështirë të treten dhe trupit i duhet të djersijë, e për rrjedhojë të lëshojë aromë. Peshku gjithashtu ndikon në aromë, ndaj ju sugjeroj ta shoqëroni me perime të gjelbra që përmbajnë klorofil, që është një eleminues i toksinave dhe aromatizues plot freski në trup. Klorofilin e gjejmë tek frutat dhe perimet me ngjyrë të stinës.

    Gatimet ekzotike, skuqja me vaj palme dhe erëzat e veçanta me të cilat gatuhen këto receta, sidomos ato të kuzhinës indiane, afrikane, dhe e Karaibeve, janë ndër ushqimet që e ndryshojnë aromën tonë të trupit.

    Gjithsesi për aq kohë sa këto nuk bëjnë pjesë në menynë tonë të përditshme, nuk ka ndonjë rrezik të madh, thjesht në të tilla ditë duhet të kemi më shumë kujdes higjienën personale dhe të shtojmë pak sasinë e antidjersës, mirë është, ato të lëngshme të forta dhe pa asnjë aromë.

    Kështu, ne mbajmë erën e ushqimeve që hamë, ndaj secili e ka në dorë veten e vet!/ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post