SPORT

Trebicka nuk i merr dot vendin, Viron Bezhani rizgjidhet në krye të Komitetit Olimpik

Me 50 vota Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Shqiptar ka rizgjedhur Viron Bezhanin në postin e presidentit të këtij institucionit. Përballë Bezhanit, këtë herë kandidonte biznesmeni dhe ish-basketbollisti i Dinamos, Ilir Trebicka.

Megjithëse gjatë këtyre javëve atmosfera para zgjedhore ishte shoqëruar me polemika të shumta dhe akuza për kërcënime dhe manipulime, Ilir Trebicka nuk arriti t’i zërë vendin Bezhanit. Trebicka mori vetëm 20 vota, kundrejt 50 që mori Bezhani.

Në këtë mënyrë ky i fundit do të jetë edhe për katër vite në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar, post që e mban prej vitit 2013./Tiranapost.al