• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel në Mjekësi dhe zbulimi i tyre do shpëtojë shumë jetë njerëzish


    Tre shkencëtarë, William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza fituan çmimin Nobel për Mjekësinë për 2019, pasi zbuluan një proces themelor në jetën e kafshëve, atë sesi reagojnë qelizat ndaj oksigjenit.

    Ata i fituan në të njëjtën kohë çmimet e Nobelit lidhur me Fiziologjinë ose Mjekësinë, për zbulimet e tyre duke identifikuar makineritë molekulare, që u lejojnë qelizave sesi t’ju përgjigjen niveleve të ndryshme të oksigjenit. Kërkimet e tyre aplikohen në trajtimin e anemisë, po ashtu në të gjeturit e mënyrave të reja për të penguar rritjen e tumoreve duke u kthyer në kancer.

    “Këto zbulime themelore kanë rritur së tepërmi kuptimin tonë sesi i përshtatet trupi ndryshimit dhe zbatimet e këtyre gjetjeve po fillojnë të ndikojnë në mënyrën sesi trajtohet mjekësia”, tha në Stokholm sot Randall Johnson nga Instituti Karolinska, i cili është në komitetin e përzgjedhjes së çmimeve Nobel.

    Tre shkencëtarët fitues do të ndajnë një çmim prej 908.000 dollarë mes tyre për kërkimet e bëra. Fituesit e tjerë për Nobel-in në Shkencë do të bëhet e ditur më vonë gjatë kësaj jave, ajo për Fizikën nesër, ndërsa ajo për Kiminë të mërkurën. /Burimi BuzzFeedNews /Tiranpost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]