• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Tre numrat e gjelbër në dispozicion: Çdo banor i prekur nga tërmeti të telefonojë!


    Në rast të paqartësive dhe atyrë njerëzve që për arsye të ndryshme ende nuk kanë kontaktuar për të kërkuar ndihmë, ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion tre numrat e gjelbër ku duhet të kontaktojnë dhe më pas do të informohen se çfarë duhet të bëjnë.

    Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda në deklaratë për mediat, theksoi se këto tre numra janë funksionale që sot me 6 operatorë në dispozicion, e ndërsa nga nesër është planifikuar që të vihen në dispozicion edhe tre numra të tjerë.Voda bëri me dije se në hyrjen e bashkisë së Durrësit janë tre pika informacioni të pajisura me infrastrukturën e nevojshme.

    Tre numrat që janë vënë në dispozicion janë: 069 41 14 100 ; 069 41 14 101 ; 0694114404

    Në këto numra mund të telefonojnë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, të kërkojnë strehim, të kërkojnë ndihma ushqimore apo të pyesin për çfarëdolloj shqetësimi.Në media ka pasur raste të banorëve që ankohen e thonë se nuk ka shkuar askush për ti marrë apo për ti parë, por kryeministri më herët ka bërë thirrje që edhe banorët të bëjnë pjesën e tyre, nga Durrësi në Laç./ Tiranapost.al. 

    1575308237_voda.jpg

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post