Nën lupën e Stela Sallakut

Tre kombinimet që i bëra tutusë time të bardhë

Tre kombinimet që i bëra tutusë time të bardhë

As këtë sezon nuk do mungojnë veshjet me tyl, disa herë do të jenë fustane të veshura mbi pantallona dhe disa herë funde. Ka ndryshuar disi dhe forma e tyre dhe për rrjedhojë edhe mënyra se si do i kombinojmë. Ndaj doja të provoja disa kombinime të tutusë së bardhë, por nuk ishte aq e thjeshtë sa duket.

[caption id="attachment_278463" align="aligncenter" width="762"](Foto nga Instagram)[/caption]

E provova fillimisht me një t-shirt të thjeshtë, të bardhë, por përveçse ndryshonte shumë tonaliteti nga ai i fundit, nuk dukej mirë. Në vend të saj, e vesha me një bluzë me supe të zbuluara ngjyrë të zezë, sepse kombinohej dhe me këpucët me takë të ulët që kisha. Kontrasti mes të bardhës e të zezës mund të jetë një ndër kombinimet më të vjetra, por dhe më të bukura njëkohësisht.

[caption id="attachment_278474" align="aligncenter" width="629"](Foto nga Instagram)[/caption]

Ideja e dytë që më erdhi ishte ta kombinoja me një xhaketë lino të bardhë, dopiopet me kopsa floriri, të cilat i jepnin sharm. Duke qenë se prerja ishte e drejtë në bel, i vendosa një rrip për t`i mbledhur bashkë të gjitha, por njëkohësisht për të konturuar siluetën. Çanta që kam është e Furlës, një nga elementët e gardërobës time kapsulë, e cila mbahet nga dy anë. Njëra është bardhezi, ndërsa ana tjetër e zezë. Kur më duhet të ndërroj veshje gjatë ditës, sigurohem që kam këtë çantë me vete.

[caption id="attachment_278563" align="aligncenter" width="683"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Kombinimi i tretë që më pëlqen me tutunë e bardhë është pikërisht harmonizimi me një element lëkurë. Mund të mos jetë domosdo xhaketë, provojeni me një këmishë ose bluzë lëkure për t`i dhënë atë prekjen “rock” fundit të balerinave. Mos mbani aksesorë, sepse do ngarkohet më shumë se sa duhet për paradite. Ama një çantë e vogël e plotëson look-un./Tiranapost.al