Aktualitet

Tre fjalët që vendosën zgjedhjet e 25 Qershorit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të drekojë ditën e sotme në një familje të fshatit Kaninë në Vlorë. Duke diskutuar me mikpritësit e tij në familjen e Viron Micit, Rama ka treguar një histori interesante që përjetoi kur takoi një të moshuar në Lungomare.

Ai tha se i moshuari iu prezantua si i djathtë, por që këtë rradhe kishte zgjedhur të votonte PS, vetëm për shkak të tri fjalëve që kryeministri kishte përdorur gjatë fushtatës së tij elektorale: timon, tepsi, kazan. I moshuari e kishte porositur që tani që mori timonin, të shkatërrojë tepsinë dhe të lerë kazanin të ziejë.

“Një burrë demokrat tek Lungomare më tha: “Të kam votuar për tre fjalë; kazan, tepsi, timon. Më ke futur në një hall, nuk e di nëse do vinte dita që do votoja për PS. Shkova në votime, mbulova me dorë fletën e votimit që mos të dukeshin partitë e tjera dhe votova për ty Edi Rama. Tani timonin e ke, tepsinë shkatërroje, kazanin lërë të zjejë”- ka thënë Rama me nota humori gjatë drekës ku ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisës së Vlorës. K.H/  tiranapost.al