Aktualitet

Tre argumente ligjorë që e bëjnë nul dekretin e Metës për Kushtetuesen

Tre argumente ligjorë që e bëjnë nul dekretin e Metës

Portali “Lexo.al” jep tre argumente ligjorë që sipas tij dekreti i firmosur sot nga Presidenti Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese është nul.

Këto argumente lidhen me kohën, renditjen e emrave nga KED dhe kompetencat institucionale.

Arsyet e portalit:

Së pari, Ilir Meta nuk mund të dekretojë Xhaferllarin si anëtare të GJK, sepse ai e ka djegur periudhën 30 ditore që i jep ligji për të dekretuar një emër nga lista e KED. Afati fundor kur Meta mund të dekretonte anëtarin e tij të dytë për GJK (pasi i pari është dekretuar nga Meta, anëtari Besnik Muçi), ishte data 7 nëntor. Pra një javë më parë.

Së dyti, Ilir Meta është edhe në shkelje te disponimit kushtetues dhe të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese , që e detyron Presidentin të zgjedhë një nga tre të paret e listës së KED dhe kurrësesi të katërtin e listës. Ndërkoë, Marsida Xhaferllari ka qenë e katërta në listë (Shih tabelën).

Së treti, Ilir Meta jo vetëm që e ka dekretuar jashtë afatit Xhaferllarin, por duke dekretuar të katërtën e listës Presidenti i ka “grabitur” një kompetencë kushtetuese nje organi tjeter kushtetues që është KED, si i vetmi organ që ka detyrimin kushtetues të prodhoje listën e kandidatëve për në GJK , për Presidentin, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë./ Referuar Lexo.al

http://www.tiranapost.al/ringrihet-pas-dy-vitesh-kushtetuesja-sapo-mberrin-ne-shqiperi-meta-dekreton-marsida-xhaferllarin/

http://www.tiranapost.al/marsida-xhaferllari-anetare-e-kushtetueses-ps-meta-e-pa-ligjin-si-loje-shahu/