SPORT

Trazira mes tifozëve të Laçit dhe të Kukësit, sendet e hedhura në fushë dëmtojnë dy futbollistë

Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Laçit ka përfunduar me rezultatin 1-0, por nuk ka qenë aspekti sportiv ai që përbën lajm në këtë sfidë. Në përfundim të përballjes tifozët laçianë kanë hedhur sende të forta në fushë duke goditur futbollistët Idrizi dhe Kalaja.

Menjëherë pas këtij incidenti dy tifozëritë janë konfrontuar fizikisht dhe sipas raportimeve paraprake ka disa sportdashës të lënduar nga të dyja palët. K.H/ tiranapost.al