Aktualitet

Transporti publik në kryeqytet, bashkia gjobit urbanët

19 gjoba janë vendosur ndaj kompanive që ofrojnë shërbimin e transportit publik në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës. Gjobat janë vendosur në periudhën janar-mars 2017 dhe janë aplikuar kryesisht për probleme që lidhen me shpërndarjen e biletave dhe frekuencën e autobusëve.

Në këto tre muaj Bashkia e Tiranës ka evidentuar 28 shkelje në operatorët e shërbimit urban që lidhen me sigurinë dhe sjelljen e këtyre operatorëve. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit kanë qenë në monitorim 14 linja, ndërsa më problematiku ka qenë muaji shkurt.

Linjat me më shumë probleme janë ato të Tiranës së Re, Tufinës, Uzinës së Traktorit, Senatoriumit dhe Saukut, ndërsa nuk janë vërejtur probleme në linjat e Institutit Bujqësor, Qytetit Studentit dhe Sharrës./E.U, Tiranapost.al