Modë

Transparenca është në modë

Transparenca është në modë

Tyli është protagonisti i padiskutueshëm i sezonit të ri. Aspak vulgar, i bën veshjet më të rafinuara se kurrë.

unnamed

Elegante dhe glamour veshjet e tylta janë modelet më të këshilluara për një mbrëmje speciale festash ose jo. Nëse do të theksosh linjat dhe feminilitetin, mos u mendo më gjatë.

unnamed-1

Që nga modelet tub në gjatësi deri tek gjuri, që mund të vishen edhe në punë, tek versionet e pasuruara me detaje lulesh, qëndisma e fruda, të përshtatshme për party, raste speciale, martesa, ceremoni e deri në veshje skene siç kanë bërë së fundmi këngëtaret në skenën e Këngës Magjike.

Klea Huta                                                           Tuna                                              Elia Zaharia Zogu

unnamed-2unnamed-5unnamed-6

Ngjyrat që duhen zgjedhur për stinën e ftohtë? Që nga e zeza klasike, që nuk të lodh kurrë, tek tonet delikate dhe bon ton, rozë pudër e deri tek e gjelbra e errët apo bordeaux.

unnamed-3unnamed-4