• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Politikë Të gjitha

    Transformimi i Tiranës dhe një thirrje e Ramës


    Kryeministri Rama ka postuar videon e radhës mëngjesin e sotëm në facebook. është një video me pamje nga kryeqyteti. Pamje ku duket transformimi i tij sidomos në dy vitet e fundit.

    Me anë të kësaj videoje kryeministri paralajmëron edhe takimin përmbyllës sonte në orën 19:30 në Sheshin Nënë Tereza.

    “Kryeqyteti është zgjuar nga gjumi”, shkruan Rama ndër të tjera në status.

    “MIRËMËNGJES
    dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të punëve transformuese në Tiranë që u bënë të mundura vetëm falë fuqisë së votës të kryeqytetasve, të bashkuar dhe të vendosur dy vjet më parë që të zgjojnë qytetin e tyre nga gjumi.
    Ja pse zgjedhjet nuk janë një moment për t’u neglizhuar. Prandaj do të jemi sot më të bashkuar se kurrë në Sheshin Nënë Tereza (ora 19:30), që të vazhdojmë më tutje, me një votë kuqezi për nr. #PërTiranënQëDuam dhe që mbi themelet e hedhura me reformat e me punën e mandatit të parë, të ndërtojmë më tej shtëpinë e shtetit modern shqiptar #PërShqipërinëQëDuam për fëmijët tanë, me #Shtet #Punë #Mirëqenie”/ E.D/Copyright Tiranapost.al