Aktualitet

Transformimi fantastik në Korçë i jep kuptim fjalës “Parisi i vogël”

Transformimi fantastik në Korçë i jep kuptim fjalës

“Korça është sot padiskutim një hapësirë ku e ndjen ku e prek dhe ku e kupton që Shqipëria Europiane nuk është një slogan bosh, por një mundësi që kthehet në realitet”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Korçë.

Duke u ndalur te investimet në Korçë, Kreu i Ekzekutivit tha se “me Sotiraqin këtu, me bashkinë, ia dolëm t’i japim hov një transformimi fantastik që sot i jep kuptim fjalës Korça ka qenë dikur “Parisi i vogël””.

“Sa herë vija e kujtoja këtë fjalë. Vendi kur në vitet ‘20 kishte aeroport, luhej tenis, organizoheshin ballo, ishte kthyer në një vend të mërzitshëm të errët dhe përpjekjet e Nikos ndeshnin në murin e injorancës dhe në rezistencën absurde të barbarëve që qeverisnin në Tiranë. E kemi pasur bisedë të vazhdueshme përpjekjen për të ndërtuar trotuare te Republika. Niko shtro pllaka ditën, ata shkul natë, Niko mbjell pemë ditën ata shkul natë. Kjo ka qenë historia e 30 viteve e marrëdhënieve me vendin, me shtetin dhe të ardhmen mes nesh dhe atyre që nuk kanë as kurajon të hyjnë në garë me ne pasi nuk kanë më mundësi t’u provojnë shqiptarëve që të bëjnë diçka që kanë bërë gjithmonë ta marrin një qytetet, komunë dhe njësi ta kthejnë mbrapa”, nënvizoi kryeministri.

Rama tha në fjalën e tij se “sot Korça është bërë vendi që rritet në mënyrë të vazhdueshme ekonomia e vogël, ku vazhdon përditë transformimi i shtëpive tradicionale në bujtina, vendi ku të gjithë në Tiranë kur duam të shkëputemi në fundjavë është bërë Korça, festa që s’mund të imagjinoheshin dhe ku mblidhen njerëz jo vetëm nga e gjithë Shqipëria, por edhe rajoni, shumë e shumë mundësia që vijnë ta vizitojnë dhe padiskutim ka shumë shumë për të bërë dhe shumë do bëjmë me Nikon, Sitoraqin me përfaqësues të tjerë të këtij Qarku për bashkinë e Korçës”. /Tiranapost.al/