• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Transferimi i parë i Lampardit te Chelsea do jetë në janar, anglezi do të bëhet më i shtrenjti në histori të klubit


    Chelsea e ka pas të ndaluar të bëjë transferime këtë afat kalimtar veror.

    Skuadra londineze ishte e dënua nga FIFA, ndërsa nga muaji janar mund të transferojë futbollistë.

    I pari në listën e Frank Lampard është mbrojtësi i majtë anglez Ben Chilwell.

    22-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Leicesterit ku është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Anglisë.

    Mediat angleze kanë raportuar se Lampard është jashtëzakonisht shumë i interesuar për transferimin e anglezit në Stamford Bridge.

    Por Chelsea nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi për ta bërë një gjë të tillë duhet të thyhet rekordi i klubit.

    Londinezët për ta transferuar yllin anglez duhet të shpenzojnë 72 milionë funte.

    E në rast se ndodh ky transferim, atëherë Chilwell do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të Chelseat, duke e kaluar edhe portierin Kepa Arrizabalaga. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690