• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Trajnim falas për 20 mijë punëkërkues/ Rama: Do t’ju ndihmojmë të gjeni punë!


    Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune do të kenë mundësi të trajnohen falas. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës në Qendrën e Formimit Profesional ku trajnohen punëkërkuesit e papunë.

    “Start SMART” është një paketë e lançuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në ndihmë të punëkërkuesve të papunë prej, që I trajnon ata me aftësitë bazë për të përfituar një vend pune. Paketa u pilotua në 5 qarqe të vendit (Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër) dhe synon trajnimin e 20 mijë punëkërkuesve të papunë.

    “Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’iu ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë”, tha kryeministri.

    Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen tha se këtë vit do të trajnohen 20 mijë punëkërkues.

    “Këtë vit ne do të trajnojmë 20 mijë punëkërkues të papunë që do të thotë, është 1/3 e të gjithë të papunëve në Shqipëri me synimin që në të ardhmen çdo person që hyn si punëkërkues i papunë për herë të parë të ketë mundësinë të ndjekë këtë lloj trajnimi”, tha Sorensen./Tiranapost/A.C