SPORT

Trajneri i ri i Kombëtares merr në staf ish-sulmuesin kuqezi

Trajneri i ri i Kombëtares merr në staf ish-sulmuesin kuqezi

Pas prezantimit si trajner i Kombëtares së Futbollit, Edy Reja ka zhvilluar një mbledhje të gjatë në ambientet e Federatës së Futbollit. Për 5 orë tekniku i ri ka biseduar me stafin e kombëtares Ervin Bulkun dhe Sulejman Memën, si dhe trajnerët e ekipeve të moshave Alban Bushi, Nevil Dede, Armand Dama dhe Dritan Babamusta. Pjesë e stafit teknik do të jetë edhe ish-sulmuesi kuqezi, Hamdi Salihi.

Në të gjithë këtë kohë është diskutuar mbi lojtarët, të dhënat e tyre, analizimi i minutave të luajtura dhe kilomentrave që kanë vrapuar në skuadrat e tyre nëpër Europë. Në përgatitje të dy ndeshjeve të Qershoriit, trajneri ka kërkuar që lojtarëve që përfundojnë më herët kampionatet e tyre, t’u jepet një plan i specifikuar stërvitor. /Tiranapost/A.C